Rusi 2018

Nejmar: Ëndrra u ndërpre, e vështirë t’i rikthehem futbollit

Brazili është eliminuar në ditën e djeshme, duke u mundur me rezultatin 1-2 ndaj Belgjikës. Në qendër të kritikave është vendosur ylli i PSG-së, Nejmar, që pritej të ishte lideri që do të udhëhiqte brazilianët drejt suksesit në Rusi, por nuk rezultoi kështu.

Futbollisti brazilian ka reaguar pas eliminimit nga Belgjika në “Instagram”, duke falënderuar Zotin dhe duke thënë se për të është një moment i vështirë që t’i rikthehet futbollit.



“Është e vështirë që të gjej fuqinë për t’u rikthyer të luaj futboll. Por unë jam i sigurt se Zoti do të më jap fuqi të mjaftueshme të përballem me të gjithë.

Prandaj, edhe në humbje, nuk do të ndalem së falënderuari Zotin, sepse unë e di se rruga e tij është më e mirë sesa ajo e imja. Unë jam vërtet shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, jam krenar me të gjithë. Ëndrra jonë u ndërpre, por ata nuk e kanë marrë nga koka dhe zemra jonë”, ka shkruar Nejmar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas