Kryesore

Negociatat, Rama flet për mekanizma djallëzore në BE dhe “teka” vendesh europiane

Në takimin e organizuar sot në ministrinë e Punëve të Jashtme, duke folur për negociatat dhe asnje kusht të shtuar për Shqipërinë, Rama ka folur për shumëcka lidhur me mënyrën se si sot po funksionon BE.

“Sot, unë doja që jo formalisht, por realisht, sepse besoj shumë tek fryma e bashkëpunimit dhe tek një lloj skuadre që është krijuar mes ambasadorëve, të pranishëm këtu, të vendeve të tjera, të vendeve të Bashkimit Europain, Delegacionit, që realisht i kam parë shumë të motivuar për të bërë më mirën dhe të gjithë ekipit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme,



që do të jetë i përfshirë tani shumë më intensivisht në këtë proces, për t’ju thënë që në këtë fazë, ka nevojë për të thelluar bashkëpunimin mes të dyja palëve dhe nevoja për të thelluar bashkëpunimin brenda nesh, brenda strukturave të qeverisjes dhe të shtetit, pasi procesi është jashtëzakonisht i sofistikuar dhe me mekanizma nga ato mekanizmat djallëzorë që vetëm Bashkimi Europian mund t’i krijojë…”, tha Rama.

Më tej ai shtoi: “Mua më vjen sinqerisht për të qeshur, por edhe për të qarë, kur dëgjoj të thuhet që “Europa ka vënë 13 kushte”, “Europa ka vënë 12 kushte”, “Europa ka vënë 7 kushte”. Europa nuk ka vënë faktikisht asnjë kusht, thjesht ka nënvizuar të gjitha kushtëzimet që ka procesi në këtë fazë. Qeshëm me Kryeministrin e Malit të Zi, se po diskutonim për 5 prioritetet dhe tha prit, se ne jemi brenda negociatave dhe tani që flasim kemi 94 kushte dhe kur të mbarojmë këto, do dalin 124 të tjera”.

Rama sqaroi se ky proces në fund të fundit është për shqiptarët.

“…Në fund të fundit, ajo që të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë, është se ky proces nuk është për Europën, nuk është për t’i bërë qejfin Brukselit, apo për t’i plotësuar “tekat” Holandës, ose Francës, ose Gjermanisë, ose kujtdo qoftë tjetër. Ky proces është për fëmijët tanë, për të ndërtuar këtu një shtet europian. Ne këtë proces e kemi në radhë të parë, për veten tonë dhe pastaj si një kontribut në një familje të madhe si ajo europiane…”

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas