Politika

Negociatat për detin, Bushati: Është çështje ditësh

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin e sotëm tri orësh mes tij dhe kryediplomatit greke, Nikos Kotzias. Bushati paralajmëron se është çështje ditësh, diskutimi me palën greke për delimitimin e hapësirës detare, duke nënvizuar se parimi i baraslargësisë nuk është ndihmues për relievin gjeografik Shqipëri-Greqi.

Në një intervistë për Ora News, kryediplomati shqiptar thekson se dy vendet do të kenë një kalendar për dokumentin e ri strategjik dhe se viti 2018 hap një fazë të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Ai nënvizon se brenda ditësh, pala greke do të njohën lejet e drejtimit të automjeteve.



Sa i përket çështjes çame, Bushati thotë se palët kanë qëndrime të ndryshme.

Për sa i përket vizitës së kryeministrit greke, Aleksis Tsipras, Bushati paralajmëron ardhjen e tij gjatë verës, ndërsa shton se vonesa për negociatat ishte arsyeja e shtyrjes së vizitës.

I pyetur nëse kishte arsye konkrete për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria, Bushati thotë se ata e kishin tejkaluar statusin e tyre diplomatik dhe se ky dëbim është bërë në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në. Ai thotë se Moska paragjykuese ndaj rolit të Shqipërisë në Ballkan

Duke folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, Bushati thotë se Shqipëria është optimiste se mund të marrë një vendim pozitiv më 17 prill. Ai thotë se tre vende të BE-së, Gjermania, Franca dhe Holanda duan rezultate.

Çfarë ndodhi me vizitën e kryeministrit Tsipras? U tha se do të vinte në Tiranë për pashkët, në fakt sot dhe dje ka qarkulluar lajmi se ai nuk do të vijë, e anuloi vizitën e tij në Tiranë.

Natyrisht ne sot kemi diskutuar dhe për vizitën e pritshme të kryeministrit grek në Shqipëri. Për shkak të një lloj vonese nga pikëpamja e bisedimeve me Greqinë, kjo vizitë do të riplanifikohet për një periudhë të mëvonshme. Ishte planifikuar fillimisht të ndodhte në pranverë. Tani besojmë se do kryhet brenda këtij viti dhe ne besojmë që janë mundësitë që kjo vizitë të kryhet brenda verës.

Në njoftimin për shtyp që shpërndatë menjëherë pas takimit me homologun tuaj Kotzias thuhet se keni rënë dakort për hapat e mëtejshme, jeni dakordësuar me të. Cilat janë këto hapa të mëtejshëm në lidhje me zgjidhjen e cështjeve dypalëshe? Pra, kemi një kalendar?

E para, kemi rënë dakort për kalendarin e takimeve që do zhvillojnë ekspertët përsa i përket ambicies të të dyja palëve për të arritur një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare. E dyta, për të vijuar me mbylljen e të dy marrëveshjeve tjera që kanë të bëjnë me regjimin kufitar tokësor. E treta, për të konkluduar në një periudhe shumë të shpejtë, cështje javësh, edhe marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Më pas për shfuqizimin e ligjit të luftës dhe të gjitha pasojave ligjore që burojnë nga ky hetim dhe për të punuar drejt dokumentit të ri të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona. Natyrisht pjesë e këtij kalendari do të jetë dhe vizita e kryeministrit grek në Shqipëri apo aktivitetet promovuese që do organizojë Greqia në mbështetje të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë.

A keni lënë një datë tentative për këtë dokument, për këtë finalizim të partneritetit strategjik?

Ka.

Cila është ajo?

Natyrisht po flasim për kalendar, ka një afat të brendshëm. Nuk është cështje besëtytnie, por mendoj që është mirë që ky kalendar i brendshëm që është tentativ të mbetet mes dy delegacioneve respektive. E rëndësishme është që vullneti për të dyja palët është i palëkundur për të ecur më tej në këtë proces dhe për të thelluar këtë marrëdhënie të re.

Kur do fillojnë negociatat teknike për delimitimin e detit?

Është thjesht çështje ditësh. Duke qenë se po i afrohemi periudhës së pashkëve, është thjesht cështje ditësh dhe kemi punuar për një kalendar se kur dhe ku do të mblidhen apo ku do zhvillohen takimet. Natyrisht në Shqipëri dhe në Greqi, dhe mbi bazën e një praktike reciprociteti sic ndodh në raste të tilla.

Z.ministër ju e keni thënë edhe në dalje të tjera që marrëveshja me Greqinë do të jetë më e drejtë dhe më e ndershme. Pse do të jetë e tillë në krahasim me 2009-n kur atëherë mbështetej mbi parimin e baraslargësisë. Po kjo aktuale ku do të mbështetet?

Mbase do të jetë diskutim teknik për opinionin publik, por ia vlen të theksohet që në rastin e një marrëveshje të mundshme të re me Greqinë, aplikimi i vetëm parimit të baraslargësisë nuk është domosdoshmërish ndihmues për relievin gjeografik që ka Shqipëria dhe Greqia. Gjykata Kushtetuese bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare ka nënvizuar gjithashtu edhe domosdoshmërinë e aplikimit të parimeve të tjera, sidomos në ato zona që konsiderohen me një reliev gjeografik të diskutueshëm për palët dhe kjo është një nga arsyet që na shtyjnë të besojmë që marrëveshje e re të jetë më e ndershme për të dyja palët, sepse në fund të këtij procesi është e rëndësishme që të dyja shtetet të dalin të kënaqura nga procesi i negociatave dhe nga rezultati final i tyre çka nuk ka ndodhur në 2009.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas