Aktualitet

Negociatat me Maqedoninë, mediat greke: Marrëveshje tani, por duhen edhe …

Arritja e marrëveshjes tani dhe një përfundim gradual për dy vjet janë karakteristikat që përshkruajnë marrëveshjen për çështjen e emrit, të botuara në të përjavshmen greke “Ta nea”.

“Përgjatë leximit të parë, elementi më I rëndësishëm I këtij versioni është qëllimi I fqinjëve që të pranojnë përdorimin gjithëpërfshirës “erga-omnes”, emrin të cilin do të miratohet, shkruan gazeta duke komentuar se pala maqedonase ndryshon qëndrimin e emrit kushtetues brenda vendit.



Sipas informatave të gazetës, marrëveshja nuk mundet të bëhet tani dhe menjëherë por duhet kohë, konkretisht do të zgjaste dy vjet për implementimin e “erga-omnes”. Ana maqedonase ka konsideruar, shkruan “Ta nea”, se kjo periudhë dyvjeçare është e mjaftueshme që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, qoftë me ose pa shpalljen e zgjedhjeve te reja.

Siç njoftojnë, “Ta nea” shkruan që Maqedonia ti bën këto lëshime, kërkon që të sigurohen rezultate të menjëhershme konkretisht hyrje në NATO dhe më pas fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas