Kryesore

Negociatat, Bushati: S’dua të besoj se partia që kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë






               Publikuar në : 14:03 - 27/06/18 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi në FB pas komenteve të kreut të opozitës për shtyrjen e negociatave.


Bushati tha se ky është një vendim i mirë.

Ai akuzoi opozitën se po nxin.

“Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim. 🇦🇱🇪🇺” shkruan Bushati në FB.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas