Aktualitet

Negociatat, Bushati: Marrëveshje e drejtë, ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur për marrëveshjen e detit me Greqinë është shprehur se është një proces jo i lehtë, jemi në rrugën e duhur por që kërkon ende negociata.

“Siç e kam theksuar e herë tjetër jo i lehtë por për një pjesë të mirë të çështjeve ka dakordësi dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimit të zonave detare, janë bërë disa konsulta, qoftë nivel politik, diplomatik e teknik. Raundi i bërë para pak ditësh në Tiranë ishte në klimë konstruktive e do ketë një raund në Greqi dhe takim sërish me homologun grek”, bëri të ditur Bushati.



I pyetur për akuzat e opozitës në lidhje me këtë marrëveshje, Bushati u shpreh: “Ky është proces i nisur në 2014. Janë shqyrtuar praktikat e së drejtës ndërkombëtare. Është një dosje voluminoze, e drejta ndërkombëtare ka praktikë të shumëllojshme. Ajo që kemi rënë dakord do të jetë një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas