Kryesore, Politika

Negociatat, Bushati: Kemi nxjerrë mësime, s’mund të themi se jemi gati

Ministri Ditmir Bushati në një takim me strukturat e integrimit europian në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministritë e linjës deklaroi se do të vijojë puna për zbatimin e detyrave të shtëpisë për çeljen e negociatave me BE.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim ai theksoi së është fat që Shqipëria ka këtë afat kohor, deri në 2019 për të zbatuar reformat dhe për të plotësuar kushtet, deri tek hyrja në BE. Po ashtu ai tha se qeveria ka nxjerrë mësime nga ky proces, ndërsa e pranoi se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk është ende gati.



“Katër janë elementet që do doja të ndaja me ju. Na nevojitet një bashkëveprim këtu në këtë ministri, me mbështetjen e zv/ministrit të ri. Kemi nxjerrë disa mësime, s’mund të themi se kemi qenë gati dhe jemi gati. Kemi mangësi në sektor e politika të caktuara. Do bëhemi strategjik se si do t’i përqasemi hapjes së bisedimeve. Për ne është fat që kemi këtë kuadër kohor”, tha Bushati.

Mes të tjerash ai nuk la pa falënderuar edhe vendet fqinje për kontributin e tyre në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati i cilësoi ata avokatët më të zjarrtë.

“Fqinjët tanë kanë qenë avokatët më të zjarrtë të Shqipërisë, duke dhënë një shembull të mirë edhe për vendet e rajonit. Që po transformohemi nga armiq të dikurshëm në fqinj të vërtetë”, tha Bushati.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas