Kronika, Kryesore

Vrasja në Shkodër ndodhi para syve të një polici

E gjithë skena e atentatit të ndodhur në merkatën e Rusit në Shkodër një ditë më parë, është ekzekutuar në sy të një efektivi policie. Ora News informon se efektivi ka qenë i veshur civil kur është gjendur aty në momentin e atentatit.

“Në zonë në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë një efektiv i policisë, i veshur civil, Ky i fundit ka deklaruar para kolegëve të tij se ka tentuar t’i ndjekë në këmbë dy autorët me motoçikletë, por nuk ka mundur t’i dallojë. Në këtë rast lind pikëpyetja a mund të kishte përdorur armën? Por nga vlerësimi paraprak që është bërë, ndërhyrja me pistoletë do të kishte qenë e pamundur pasi ajo zonë është tejet e mbipopulluar dhe situata mund të kishte degraduar dhe më shumë”, informon Ora News.



Ndërkohë zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i krimeve të rënda kanë shkuar në Shkodër një ditë pas vrasjes së tregtarit Fatos Ferracaku.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka mbledhur në takim drejtues të strukturave vendore të uniformave blu në qytetin verior. Ndërsa prokurori i krimeve të rënda po ndihmon në hetimet për këtë ngjarje të rëndë kriminale. Deri tani janë shoqëruar disa persona, megjithatë ende nuk ka asnjë informacion konkret për autorët e dyshuar.

Ditën e djeshme u vra tregtari i peshkut Fatos Ferracaku 40 vjeç dhe u plagos kunati i tij Fatmir Mehaj. Dy persona të maskuar me motor qëlluan me armë 40-vjeçarin Ferracaku dhe plagosën Fatmir Mehajn. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Fatos Ferracaku ndërroi jetë në spital. Motori i dy atentatorëve të dyshuar u gjet i djegur në periferi të qytetit.

Shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën në mes të ditës nuk dihen. Në fillim të muajit Shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, i afërm i 40-vjeçarit Fatos Ferracaku që u ekzekutua paraditen e së mërkurës. Edhe ngjarja e Shtatorit është ende e pazbardhur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas