Politika

‘Në samite jua shpërblefsha!’

Samiti i Durrësit më shumë se i tillë ishte si qokë vakie ballkanase, për të zotin e shtëpisë, për “varjen” e hapjes së negociatave.

Nxirja e Ramës ishte e plotë, ndërsa mungesat e Kryeministrave ishin shpërfillja për atë që kish hapur dyert, mgjs telefonat e stafeve kishin ditë që kërcisnin.



Dikush nuk erdhi se binte shi e lagej. Një tjetër me të drejtë kishte gjëmë më të madhe. Një donte t’i tregonte se jemi “qoftzanë” për gjallë e për vdekje.

Të tjerë dërguan zevëndës, sepse “kishin punë” e nuk kishin kohë për të humbur me Ramën. Dhe pritja ishte formë qoke, me shtrëngim formal shabllon duarsh, por dhe biseda.

Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë

Litari i krimit, si shkaktari kryesor nuk u përmend asnjeherë, sipas rregullit në fakt.

Fjalë të ditura, të dëgjuara, të konsumuara dhe asgjë të re për qytetarët e vendeve.

Vulën ia vuri fjala “e nderë”, “prekëse” e Ramës, siç ndodh në vakitë, e mbushur me përvuajtje emotive. E mbyllur sipas premtimit:

“Në samite jua shpërblefsha!” Sepse ky, vetëm samit nuk ishte.

Në fund:  Në gëzime për Ramën….

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas