Sport

Në “Premier League” klubeve nuk iu duhen tifozët, me fitime edhe pa prezencën e tyre

Një investigim i fundit i “BBC” ka zbuluar se klubet e “Premier League” nuk janë të varura nga prania e tifozëve në stadiume, pavarësisht se impiantet sportive kanë fare pak vende bosh kur luhen ndeshjet e kampionatit.

Në sezonin 2016/17, kur u shkruar edhe marrëveshja e re për të drejtat televizve, dhjetë nga 20 klubet e Premier League mund të kishin dalë me fitim edhe nëse stadiumet do të kishin mbetur komplet të boshatisur.



Premier League herë pas here është në faqet e para të gazetave për shkak të parasë që fiton nga të drejtat televizive. Në periudhën nga 2016 deri më 2019, Premier League ka fituar plot 6,9 miliardë euro. Kjo do të thotë se fiton 2,3 miliardë euro në sezon.

Kjo është edhe arsye që askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për protestat e tifozëve vitin e kaluar, që pretendonin se çmimet e biletave ishin të larta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas