Kryesore, Politika

Në mbyllje të sezonit parlamentar, deputetët nuk kursejnë puthjet dhe përqafimet për njëri-tjetrin…

Këtë të hënë ishte seanca e fundit parlamentare para pushimeve të verës. Deputetët e pozitës dhe opozitës, edhe këtë seancë, vijuan luftën e tyre duke mos arritur të gjejnë për asnjë moment gjuhën e përbashkët.

Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes, dashurinë që kolegët kanë për njëri-tjetrin. Sidomos seancën e fundit, që të gjithë do nisen në drejtime të ndryshme për të bërë pushime, kolegët u puthën dhe përqafuan. Kryesisht, kjo ndodhi mes atyre kolegëve që janë edhe miq dhe që e ndiejnë që shoku apo shoqja do t’i mungojë deri në rinisje të punës.



Kështu, paparazzi ynë kapi deputetët socialistë Elisa Spiroplai dhe Fate Velaj duke berë foto pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që Flamur Noka puthi dhe përqafoi kolegen e tij, Albana Vokshi. Ndërkohë, këtu fillon dhe mbaron pjesa e mirëkuptimit dhe dashurisë në Parlament. Çdo gjë tjetër është sherr dhe vetëm sherr. Pushime të mbara deputetë!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas