Kronika, Kryesore

Drejtoresha kërkonte favore seksuale

luiza tabaku parateHetimet për korrupsin në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës janë zhvendosur tashmë edhe në një tjetër pistë.

Përgjimet e prokurorisë së rrethit, të autorizuara pas informacioneve se drejtorja Luiza Tabaku u kërkonte para mësuesve për t’i mbajtur në punë apo kandidatëve për mësues, për t’i punësuar, kanë zbuluar një tjetër fakt tronditës: Drejtoria Arsimore ishte kthyer në një drejtori seksi.



Dyshohet se përpos parave, mësueseve apo kandidateve për t’u punësuar në arsim, u kërkoheshin favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Krahas përgjimeve, në dijeni të ktyre fakteve janë edhe dëshmitarë. Lapsi.al sjell dëshinë e një arsimtarje, e cila nuk dëshiron të identifikohet.

Ajo thotë se nga punonjës të Drejtorisë Arsimore, disa mësuese, ato më simpatiket, merreshin nga shkollat me justifikimin se kishin punë në drejtori, por në fakt dërgoheshin nëpër motele.

“U kërkoheshin favore seksuale mësueseve që pretendonin të bënin karrierë apo të lëviznin nga një shkollë fshati, në qytet. U jepeshin drejtuesve të zyrës apo edhe personave të tjerë jashtë saj”, thotë ajo.

Një skemë e tillë e ngritur në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës rezulton edhe nga përgjimet e prokurorisë. Madje, organi i akuzës duket se disponon edhe pamje filmike që hedhin dritë mbi këtë skandal.

Që prokuroria i disponon këto materiale, e pranoi edhe avokati mbrojtës i Luiza Tabakut.

Kozma Jano, në një intervistë për Respublica thotë se “ajo që pretendon akuza për favore nuk ishin si akt në dosje, por ajo (prokuroria) mund t’i nxjerrë ato gjatë hetimit. Janë të fshehta që i ruan hetimi dhe akuza duket e kënaqur. Ata nuk e paraqitën teknikën e përgjimit dhe është detyrimi i tyre të na e vënë në dispozicion”.

Por ndoshta pa dashje, avokati ngre një shqetësim: “ata (prokurorët) mund ta fshinë materialin”.

Arsyeja se përse mund të ndodhë diçka e tillë lidhen me zërat se në përgjime rezulton edhe emri i një zyrtari të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, forcë së cilës i përket edhe Luiza Tabaku.

Në një muaj përgjime, rastësisht është përmendur edhe emri zyrtarit të LSI -së, të cilit do t’i ofrohej një mësuese apo kandidate për mësuese për të kaluar disa orë me të në një hotel.

Pasi siguroi prova për afera korruptive kundër Luiza Tabakut, prova të cilat i mjaftuan gjykatës për ta mbajtur zyrtaren e arsimit në burg, prokuroria u bëri thirrje të gjithë arsimtarëve që kishin dijeni për veprime antiligjore të Tabakut, që t’i denonconin.

Duket se kjo thirrje ka të bëjë pikërisht me skandalin e favoreve seksuale. Burime të prokurorisë së Lushnjës thanë për lapsi.al se kjo është pista ku janë fokusuar tashmë hetimet, pasi ajo punësimit në këmbim të parave konsiderohet si çështje e mbyllur.

Luiza Tabakut iu gjetën një sasi e konsiderueshme parash dhe eurosh në shtëpi, të cilat ajo nuk ka mundur t’i justifikojë.

Po kështu, duket se prokuroria ka patur edhe një të infiltruar në këtë proçes hetimor; një person që është paraqitur për të kërkuar punësimin e një të afërmi në arsim, i cili, ashtu siç i ishte kërkuar nga djali i Luiza Tabakut, kishte dorëzuar shumën e parave.

Prokuroria po siguron prova të tjera për t’ia bashkangjitur dosjes “Tabaku” dhe pritet që t’i paraqesë ato në gjykatë bashkë me përgjimet e filmimet për favoret seksuale.

Me interes po pritet edhe emri i zyrtarit të lartë të LSI -së që kërkonte seks në këmbim të vendeve të punës. Por nuk është e qartë nëse akuza do ta bëjë atë publik gjatë procesit gjyqësor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas