Aktualitet

Në Kinë, si në Kubë. Sulm zanor ndaj stafit diplomatik amerikan?

Departamenti amerikan i Shtetit ka udhëzuar stafin e tij në Kinë të njoftojnë për çdo tingull anormal apo probleme me shikimin që mund të hasin, pasi një nëpunës i Konsullatës së SHBA-ve në Guangzhou u raportua me simptoma misterioze.

Personi në fjalë pati “ndjesi të mprehta dhe të paqarta, sigurisht të pazakonta, të zhurmave dhe presionit”, thuhet në komunikatën e DASH.



Kjo nuk është hera e parë që stafi i ambasadave amerikane provon diçka të ngjashme. Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar edhe më herët se diplomatët e tij në Kubë kanë pësuar simptoma të së njëjtës natyrë, pas një sulmi të dyshuar zanor të fortë.

Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë tendosur së fundi, deri në atë pikë sa të kërcënohen edhe me një luftë tregtare. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë deri më tani Kinën, të fshihet pas këtij problemi.

Një zëdhënës i Ambasadës u tha medieve amerikane se nëpunësit kishin pësuar një lëndim të lehtë traumatik të trurit teksa punonin në Konsullatën amerikane në qytetin e Guangzhout.

“Nuk e dimë momentalisht çfarë i shkaktoi simptomat e raportuar, e nuk jemi në dijeni të situatave të ngjashme diku tjetër në Kinë, qoftë brenda apo edhe jashtë komunitetit diplomatik”,- lexohet në deklaratën e DASH.

“Qeveria amerikane i ka marrë seriozisht këto raportime dhe ka informuar stafin zyrtar në Kinë mbi këtë ngjarje”,- vijon më tej komunikata.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas