Kronika

Në kërkim prej 10 muajsh, kapet në Tiranë 38-vjeçari






               Publikuar në : 19:04 - 22/07/18 |
mapo.al

Një 38-vjeçar i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata Tiranës për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e kryeqytetit afro 10 muaj pas vendimit.


Bëhet e ditur se nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i personit të shpallur në kërkim: Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas