Kronika, Kryesore

Në kërkim i riu nga Korça, hyri në banesën e të moshuarës dhe tentoi ta përdhunonte…

Një 32-vjeçar është në shpallur në kërkim nga policia e Korçës një ditë më parë, pasi akuzohet se ka hyrë në banesën e një të moshuare dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Hetimet nisën pasi efektivët e komisariatit të qytetit kanë marrë dëshminë e të moshuarës dhe pas kësaj janë vënë në ndjekje të 32-vjeccarit me iniciale G.Z., banues në fshatin Belorta.



Burime pranë policisë lokale thanë për “Panorama” se 32-vjeçari me iniciale G.Z. është futur në banesën e të moshuarës dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Këtë akt, dyshohet se ai ka kryer në gjendje të dehur, shtuan të njëjtat burime.

Akuzat që policia ka ngritur ndaj të riut, tashmë në listën e personave në kërkim, janë Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur, mbetur në tentativë dhe dhunim banese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas