Sport

Në Itali e bëjnë të sigurt, Milani është shumë pranë 2 emrave të mëdhenj

Skuadra e Milanit duket se nuk do të ndalet vetëm me blerjet e Higuain dhe Kaldara. Reparti ku ekipi i Xhenaro Gatuzos ka më shumë probleme është mesfusha.

Sezonin e shkuar, tekniku italian i “Djallit” luajti me tri mesfushorë qendre, Bonaventura, Kesi dhe Bilia. Por dëmtimet mund të jenë një problem dhe alternativat mungojnë.



Si pasojë, Milani është vënë në ndjekje të yllit të PSG-së, Adrien Rabiot, i cili shihet si lojtari i duhur për të përforcuar mesfushën.

Përveç mesfushorit francez, flitet se Milani është edhe shumë pranë sulmuesit të Shaktar Donjeck, Bernard.

Braziliani pëlqehet shumë nga tekniku Gatuzo dhe me shumë gjasa do të veshë fanellën e “Djallit”, pasi klubi ukrainas është gati ta shesë.

Sipas “La Gazzeto Dello Sport”, Milani i ka nisur bisedimet me të dyja klubet dhe java që vjen është shumë e rëndësishme sa i takon merkatos kuqezi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas