Bota

Sulm kamikaz në festën e ditëlindjes së Muhamedit, 40 viktima

Festa e ditëlindjes së Muhamedit, e cila festohet në të gjithë botën islame, por e cilësuar hereike nga ekstremistët xhihadistë, është përgjakur. Një kamikaz ka shpërthyer në brendësi të një salle martese, ku shumë besimtarë ishin mbledhur për të festuar.

Për momentin askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, por të gjitha indiciet të çojnë tek Isis, që ka goditur shumë herë kryeqytetin, në mënyrë të veçantë minorancën Shiite. Atentatet e fundit në gusht i kushtuan jetën dhjetëra personave, të cilët shkonin për t’u regjistruar për votimet parlamentare të tetorit.



Një bilanc paraprak i ministrisë së shëndetësisë flet të paktën për 40 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Ky është sulmi më i rëndë në Kabul, prej disa muajsh. Atentatori vetëvrasës ka goditur në Uranus Hall, në Pd15.

Dhjetëra ambulanca transportuan të plagosurit në spitalet më të afërta. Kabul është përfshirë kohët e fundit nga një valë e madhe sulmesh gjatë zgjedhjeve, të bojkotuara si nga Isis dhe nga Talebanët. Sulmi vjen pas negociatave për paqe që po bëhen si nga Rusia ashtu dhe nga Doha, ku përfaqësues të studentëve të Kuranit janë takuar me zyrtarë amerikane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas