Humor, Kryesore

Ne e dinim ruse, por Olga e Shakohoxhës qenka një stjuardesë nga Lushnja

Ky Kampionat Botëror përveç emocioneve të futbollit solli edhe shumë reklama që kishin të bënin me bastet sportive. Natyrisht, ajo që ra në sy dhe mbeti në memorien e shikuesve ishin reklamat, me personazh kryesor komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha, e sidomos personazhi Olga.

Për nga interpretimi dhe bukuria, realizuesit e kësaj reklame kishin goditur në shenjë, pasi Olga paraqitej me të vërtetë si ruse dhe i bënte shikuesit që ta shikonin me qejf sa herë që reklama transmetohej në televizion. Madje, batutat e Shakohoxhës dhe Olgës u bënë pjesë e zhargonit tonë të përditshëm, raporton Gjurma.al.



Por, Olga duket se paska një talent të lindur për aktrim, pasi ajo nuk qenka ruse, por shqiptare! Mësohet se ajo qenka një vajzë nga Lushnja, që punon si stjuardesë në kompaninë ajrore “Albawings”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas