Dikur, Kryesore

“Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri”

Nga Aurenc Bebja*

Në revistën franceze, ‘L’Année géographique: revue annuelle des voyages de terre et de mer ainsi que des explorations, missions, relations et publications diverses relatives aux sciences géographiques et ethnographiques’, botuar në 1872 nga shtëpia botuese « L. Hachette et Cie (Paris) » gjejmë, në faqen n° 327, shkrimin e arkeologut të njohur francez, Albert Dumont, i cili gjendej në Shqipëri gjatë verës po të atij viti.



Si përshkruhen shqiptarët në këtë shkrim ? Në vijim do të gjeni rrëfimet brilante, të revistës dhe të autorit, mbi popullin tonë, të sjella në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania»:
Rrëfimi i revistës mbi shqiptarët nëpërmjet udhëtimit të arkeologut francez në Shqipëri:
“Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – « Skypétar » siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin). I familjarizuar me antikitetin helenik, Z. Dumont, është habitur çdo moment nga kostumi, zakonet, traditat apo analogjitë shqiptare, të cilat i kujtojnë atij Grekët e kohëve Homerike. Shqiptarët banojnë në trojet që dikur ishin të Pellazgëve. Ka shumë mundësi që një pjesë e gjakut të këtyre banorëve të lashtë (e kësaj rrace parësore) rrjedh ende në damarët e shqiptarëve.”
image
Rrëfimi i arkeologut francez për shqiptarët:
“Shqiptari dallohet përsosmërisht; koka e tij e vogël, hunda e hollë, syri i mprehtë, i çelur si bajame, qafa e gjatë, trupi i dobët, këmbët e gjata dhe të forta, ai na kujton Grekët e lashtë, ashtu siç e gjejmë në skulpturën arkaike prej mermeri të Egjinës. Edhe kostumi (veshja) i tij vë në pah kujtimet e antikitetit. Fustanella e bardhë na kujton tunikën me pala deri në rrip, ndërsa gjunjakët (tirqit) e gjatë që mbështjellin këmbët deri në gjunjë janë mbrojtësit e kërcinjëve të epokës heroike. Kostumi nuk është i gjerë dhe i fryrë si në epokën e bukur greke ; por dallojmë, në vazot e stilit të vjetër që, (Në 1870, Ministria franceze e Arsimit publik i ka dhënë për mision autorit të studiojë vazot e pikturuara greke dhe të zbulojë prejardhjen e tyre), Helenët e dikurshëm nuk kanë pasur zakonet e bashkëkohorëve të Perikliut. Pikërisht, shpjegimi i kostumeve më të vjetra helenike duhet kërkuar në Shqipëri.”
image (1)
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-francez-i-1872-ne-damaret-e-shqiptareve-rrjedh-gjak-pellazg-origjinen-e-fustanelles-helene-kerkojeni-ne-shqiperi/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas