Sport

Në Botërorin e rafting, ‘Albanian Eagle’, prezantim dinjitoz

Shqipëria po bën një prezantim dinjitoz në kampionatin Botëror të të rinjve dhe U23 të rafting që po zhvillohet në Itali.

Në një nga kategoritë e garave të kësaj disipline, atë që quhet kokë më kokë të rinjtë shqiptarë që garuan në këtë ngjarje sportive me ‘Albanian Eagle’ kanë mundur rivalët e tyre serbë duke bërë të mundur shfaqjen në podium të flamurit shqiptar.



Në këtë eveniment të rëndësishëm morën pjesë 35 skuadra nga 15 vende të ndryshme të botës. Garimi u bë në 3 disiplina; zbritje në lumë, slalom dhe kokë më kokë. Ndërsa në garën e zbritjes së lirë, Shqipëria u rendit në vendin e 9 me 50 pikë, në atë kokë më kokë arriti të fitojë garën e saj.

Garimi në Botërorin e rafting nisi në Dora Baltea për të vijuar më pas në impiantin Ivrea Canoe.

Federata Botërore e Rafting vetëm këtë vit u bë anëtare zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit, diçka që erdhi pas një marrëveshje mes këtyre dy institucioneve.

Rafting është një sport i bukur dhe me adrenalinë, por nga ana tjetër është edhe një promovues i turizmit, ndërkohë që rrit përgjegjësinë e personave kundrejt natyrës dhe lumenjve.

Në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e praktikojnë këtë sport dhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, në një të ardhme vendi ynë do të bëhet organizator i një prej evenimenteve më të rëndësishme të kësaj disipline sportive.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas