Kryesore, Sport

Në Belgjikë janë të sigurt: Abazaj do të aktivizohet… kur të mos luajë si në Shqipëri

Kristal Abazaj ka kaluar javët e fundit në tribunën e stadiumit, duke parë se si shokët e tij të skuadrës te Anderleht regjistronin fitore pas fitore në kampionat. Futbollisti shqiptar ishte shprehur mjaft mirë gjatë fazës përgatitore me klubin belg, por çuditërisht trajneri Hein Vanhazebruk, nuk i ka dhënë në asnjë moment mundësinë që të tregojë vlerat e tij edhe në ndeshjet zyrtare.

Por në Belgjikë e kanë një shpjegim për këtë situatë të çuditshme që po përjeton futbollisti shqiptar. Sipas të përditshmes belge “Het Nieuwsblad”, ka një arsye konkrete se pse futbollisti është lënë jashtë nga trajneri në këto javë dhe ka të bëjë me mënyrën se si është mësuar të luajë në Shqipëri.



Ajo ka shpjeguar se gjatë fazës përgatitore ka rënë në sy talenti i Abazajt dhe se trajneri beson se është një element shuëm i mirë. Por në këtë mes ka një problem mbi mënyrën e lojës së futbollistit shqiptar. Gazeta belge insiston se lojtarit i është bërë e qartë se duhet të jetë më shumë një futbollist skuadre dhe të braktisë tendencën që ka për lojë individuale.

Në këto rrethana, ai stërvitet rregullisht me skuadrën, por deri tani nuk ia ka dalë ende të ulet as në stol për ndeshjet e klubit të tij, në pritje të “mësimit të lojës së skuadrës”. Gjithsesi, e përditshmja tregon se me punën që ka bërë javët e fundit, Abazaj ka gjithnjë e më shumë shanse që të fillojë të fitojë pak minuta me klubin e tij në javët në vijim. /vipsport.al/

PasPara

2 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas