Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, shkatërrohen dy makina…




               Publikuar në : 11:48 - 18/11/18 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Elbasan-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Krrabës.


Mediat raportojne se  në aksident janë përfshirë dy autovetura. Nga përplasja mes tyre mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Deri tani raportohet për të paktën dy të plagosur.

Dyshohet se njëri nga automjetet ka devijuar drejtimin e lëvizjes si pasojë e rrëshkitjes mbi rrugë.

 


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas