Kronika, Kryesore

Aksidenti në aksin Elbasan-Përrenjas, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se, një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.



Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë  17.11.2018, rreth orës  20:30, në aksin rrugorë Elbasan-  Librazhd ,  në fshatin Mirakë, është  përplasur  autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S.,  48 vjeç, banues në  Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit  pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është  aksidentuar,  ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç,  banues në Librazhd,  rrugës për në Spitalin e Elbasanit,  ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut  të aksidentit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas