Kryesore, Politika

Ndryshimet në Qeveri/ Rama mbledh kabinetin. Ç’po ndodh në vilën qeveritare në Vlorë…

Ka nisur takimi i kabinetit qeveritar në Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot minitrat për të bërë një rezyme të punës së tyre të deritanishme dhe për të marrë vendime.

Takimi zhvillohet në vilat qeveritare në Vlorë, pa praninë e mediave.



Disa momente nga hyrja e ministrave me mjetet e tyre në ambientet e vilës qeveritare në Vlorë janë bërë publike në media.

Mehmeti duke iu referuar burimeve raportoi se në mbledhjen e ministrave do të jene prezent ministrat, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Ministrat do të raportojnë mbi programin që kanë zbatuar pas marrjes së detyrës si dhe projektet që nuk kanë mundur të realizojnë.

Raporti do të jetë skaner i plotë i punës, ndërsa do të jetë një pikë e fortë për të vendosur nëse do të qëndrojnë në detyrë apo do të largohen në vjeshtë.

Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

ministrat1ministrat

Të hënën, ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve gati dyjavore. Mësohet se axhenda e takimit (retreat) të Kryeministrit me ministrat e tij është analiza e punës së vitit të parë qeverisës dhe plani për vitin e dytë, në përmbushje të programit 4- vjeçar të qeverisë së prezantuar nga Edi Rama më 10 shtator 2017.

Një vit më parë, pas shpalljes së kabinetit të ri, Kryeministri zhvilloi dy takime të tilla në Llogara dhe në Shëngjin, pak ditë më vonë. Takimet i shërbyen hartimit të prioriteteve të qeverisë dhe programit qeverisës, që u prezantua nga Kryeministri me nisjen nga puna të Parlamentit të ri. Në vitin e parë qeverisës, Kryeministri vijoi punën e tij me të njëjtin kabinet, pa bërë asnjë ndryshim ministrash.

QEVERIA

Pritet që në shtator Kryeministri Rama të bëjë ndryshime të ministrave të tij, për shkak të nevojës për impulse të reja në qeveri. Një vit deri qershorin e ardhshëm, kur Këshilli Europian do të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë, Kryeministri do të kërkojë një ritëm të ri të kabinetit të tij.

Mësohet se instrumenti matës i punës së çdo ministri, përveç realizimit të objektivave të programit të 300 ditëve të para, do të jetë edhe platforma e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”, në të cilën qytetarët shprehin ankesat dhe problematikat që ndeshin në zyrat e administratës.

Sipas raportit të publikuar nga vetë Kryeministri Rama, në 10 muaj të funksionimit të platformës, janë zgjidhur 13,694 halle dhe probleme të qytetarëve, që deri dje mbeteshin sirtarëve të zyrave të shtetit.

“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm për Shqipërinë që Duam”, u shpreh Kryeministri Rama pak ditë më parë, ndërkohë që bëri publik dhe faktin që për 420 zyrtarë të identifikuar nga hetimi administrativ, si përgjegjës për mospërgjigjen në kohë ndaj qytetarëve, janë marrë masa ndëshkimore./Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas