Politika

Ndryshimet në qeveri, Balla: Vendimin e merr Rama, por ministrat…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se të gjithë ministrat e kalojnë testin por vendimi final i takon kryeministrit Rama.

Në një prononcim për ”Report TV”, Balla foli për audiopërgjimin e publikuar në media, ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime.



Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar.

Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas