Aktualitet, Kryesore

Shkrin ‘Krimet e Rënda’, bllokon ‘dosjen Tahiri’/ Lëvizjet e fundit në Prokurori të Arta Markut

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka bërë disa lëvizje në prokuroritë e vendit.

Marku sot ka vendosur të transferojë 3 prokurorë të Krimeve të Rënda, mes tyre edhe njeriun që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Besim Hajdarmatën.



Kështu Arta Marku sot ka urdhër caktimin e përkohshëm të prokurorëve:

Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Renda në Prok. Berat.

Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prok. Puke.

Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Renda në Prok. Pogradec.

Nga hetimi i dosjes Tahiri, Marku deri më tani ka larguar dy prokurorë, Besim Hajdarmatën dhe Elisabeta Imerajn, duke e shkrirë thuajse të gjithë grupin hetimor.

Dosja aktualisht i ka mbetur prokurorëve Gentian Osmani dhe Vladimir Mara.

Lëvizjet në fjalë vijnë pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.

Kujtojmë se mes tyre ishte dhe Besim Hajdarmataj, i cili gjatë drejtimit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahirit.

Aktualisht me vendimin e ri të Markut ai transferohet përkohësisht në Prokurorinë e Pogradecit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas