Ekonomi

Ndryshime në sektorin e peshkimit, si do të përfitohet e drejta tek portet…

Ligji “Për peshkimin” është ai që rregullon aktualisht gjithë aktivitetin e peshkimit në territorin e vendit por qeveria ka vendosur që të bëjë disa ndryshime duke përfshirë në këtë ligj disa aspekte të parregulluara më parë por edhe rregulla të reja për ata që janë tashmë në këtë sektor.

Referuar një drafti të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxjerrë për konsultim këtë të enjte përcaktohet saktë se çfarë quhet peshkim tregtar artizanal duke e përafruar atë me konceptin ndërkombëtar.



“Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal, është peshkimi tregtar që zhvillohet nga anije më të vogla se 12 metra dhe që nuk përdorin vegla peshkimi fundor me ose pa timon, vegla peshkimi me tërheqje të peshkimit pelagjik me timon ose çift pelagjik, rrjeta binjake me timon dhe draga hidraulike” thuhet në draftligj.

Për rastin e përshkrimit tregtar ose peshkimit bregdetar artizanal ligji përcakton se subjektet duhet të jetë të përfshira në organizata të menaxhimit të peshkimit në nivel qarku apo formë më të madhe.

Këto organizata mund të përfitojnë të drejtën e transferimit infrastrukturës së peshkimit por paraprakisht duhet që të vërtetojnë përmes bilancit kontabël situatën e tyre. Përfitimi I të drejtës së infrastrukturës së peshkimit automatikisht i ngarkon organizatat me detyrime që nisin me koston e mirëmbajtjes dhe përdorimit, trajtimi në mënyrë të barabartë i anëtarëve duke mbrojtur interesat e përdoruesve dhe shfrytëzimi sipas parimeve të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Po kështu organizata është e detyruar të lejojë çdo mjet lundrues peshkimi, që është pronë ose drejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, të përdorë portin ose qendrën e peshkimit që i është transferuar asaj. E njëjta gjë vlen edhe për personat, të cilët nuk janë anëtarë të organizatës, të hyjnë në port ose në qendrën e peshkimit.

“Çdo person, i cili hyn ose shfrytëzon portin ose qendrën e peshkimit, që i është transferuar një organizate dhe që nuk është anëtar i saj, duhet të veprojë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e portit ose të qendrës së peshkimit, dhe me rregulloret e organizatës. Tarifat që organizata ofron për shërbimet për një mjet lundrues peshkimi, që është pronë a drejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, janë më të larta se tarifat për mjetet lundruese të anëtarëve të saj, por, në çdo rast, jo më shumë se dyfishi” përcakton draftligji.

Nga ana tjetër për herë të parë drafti mbulon edhe një pjesë të peshkrimit që sot nuk rregullohet me ligj. “E drejta e peshkimit për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, fitohet nëpërmjet konkurrimit publik. Procedura e konkurrimit publik përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në draftligj.

Sipas shpjegimit të relacionit ky ndryshim mbulon një numër aktivitetesh si grumbullimi i molusqeve dykapakorë, bilancet apo stavniket etj; që zhvillohen në bregdet pa mjete lundruese, të cilët duhet ti nënshtrohen konkurrimit publik./monitor/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas