Sport

Ndryshime në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se është njoftuar nga UEFA se janë bërë ndryshime në formatin e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve që ndërlidhen me skuadrën kampione të Kosovës.

Kështu që në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtarë të ndara në grupe.



Së këndejmi skuadra e cila do të shpallet kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, do të bëjë gara në Gjibraltar, ku në grup do t’i ketë kampionin nga mikpritësi Gjibraltari edhe kampionët nga Andorra dhe San Marino.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve tjera. Kjo është një risi që duhen ta kenë parasysh skuadra që do të shpallet kampion i Kosovës, në mënyrë që të jetë e përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për këto gara, njofton FFK-ja.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas