Kryesore, Politika

Ndrenika ironizon Bashën: Eja t’i vëmë minat kullës që na dha një stadium të ri

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për teatrin, aktori i njohur Robert Ndrenika është kundërpërgjigjur me një status ne Facebook, duke theksuar se ka marrë besën e shqiptarit se teatri i ri do të bëhet, duke mos cenuar asnjë centimetër katror nga territori i tij aktual.

Ndrenika ka komentuar komentet e kreun të PD, ku në mënyrë ironike e fton që të minojnë së bashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.



Gjithashtu, Ndrenika shprehet i keqardhur që ndonjë artist i ri bie viktimë e sherreve politike.

“I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”. Me respekt Robert Ndrenika”, shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook.

PasPara

2 komente

  1. Sipas Ndrenikes kulla na paska dhene nje stadium te ri ???…. UAAH. Nuk e di por deri tani une as kam pare e as kam degjuar qe kullat na japin stadiume? e tani kullat do na japin teatro te rinj!! O burra rrame nderto kulla qe te na japin apartamente!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas