Kryesore

Ndotja nga plehrat, 41 drejtuesit vendorë të gjobitur nga Mjedisi


Ministria e Mjedisit ka gjobitur krerët e 16 bashkive dhe 25 komunave, pasi nuk kanë zbatuar ligjin për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas Ministrisë së Mjedisit, bëhet fjalë për paligjshmëri të vërejtura në lidhje me pastrimin, grumbullimin dhe mirëmbajtjen e vend-depozitimeve të mbetjeve. Ndër rrethet e ndëshkuara nga Mjedisi për mbetet urbane janë: Tirana, Vlora, Korça, Shkodra, Dibra, Berati dhe Dibra. Në këto qarqe nuk janë gjobitur vetëm krerët e bashkive por edhe ata të komunave. Gjobat që variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milion janë vendosur ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika; atij të Sarandës, Stefan Çipa; të Himarës, Gjergji Goro; kreut të Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi; dhe atij të Kavajës, Elvis Roshi. Ndërkohë për Qarkun e Tiranës si drejtues vendor është gjobitur dhe ai i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, me 1 milion lekë. Nga të dhënat e Ministrisë së Mjedisit, Qarku i Korçës ka dhe numrin më madh të gjobave të vendosura. Përveç dy bashkive, asaj të Korçës dhe të Leskovikut, në këtë qark janë gjobitur edhe 11 komuna. Për herë të parë, këtë vit, gjobat nuk do të paguhen nga institucioni, por nga vetë individi që është në krye të tij, që mund të jetë kryetar bashkie apo komune. “Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfilleve të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale etj. Të gjitha këto do t’i paguajnë gjobat, sepse ligji citon saktë që Inspektoriati i Mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit njësitë përmbarimore do t’i vjelin këto gjoba”, – tha Ilir Bala, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit. Drejtues të Mjedisit bëjnë të ditur se kontrollet nga Inspektoriati i Mjedisit do të vazhdojnë në të gjithë territorin dhe do të merren masa administrative të dënimit me gjobë për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore, në territorin e të cilëve konstatohen paligjshmëri. Po kështu, Ministria e Mjedisit paralajmëron të gjithë drejtuesit vendorë që do të vazhdojnë moszbatimin e ligjit, se mbas sanksioneve të vendosura do të bëhet kallëzim penal për ndotje të mjedisit si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra.

Gjobat e vendosura 



Në Qarkun e Lezhës

1. Në Bashkinë Rrëshen, 700 000 lekë, Ndue Gega

2. Në Bashkinë Laç, 500 000 lekë, Artur Bardhi

3. Në Komunën Kolsh, 500 000 lekë, Alfred Ndoi

4. Në Komunën Balldre, 500 000 lekë, Zef Doçi

Në Qarkun e Gjirokastrës

1. Në Komunën Qendër-Tepelenë, 500 000 lekë, Redi  Rama

2. Në Komunën Antigone, 500 000 kryetarit të saj

Në Qarkun e Vlorës

1. Në Bashkinë Orikum, 500 000 lekë, Gëzim Capoj

2. Në Komunën Qendër, 500 000 lekë, Fredo Berberi

3. Në Bashkinë Himarë, 500 000 lekë, Gjergji Goro

4. Në Bashkinë Vlorë, 500 000 lekë, Shpëtim Gjika

5. Në Bashkinë Sarandë, 500 000 lekë, Stefan Çipa

6. Në Komunën Lukovë, 500 000 lekë, Vladimir Kumi

7. Në Komunën Xarre, 500 000 lekë, Dhimitër Kote

Në Qarkun e Shkodrës

1. Në Komunën Gruemirë, 500 000 lekë, Lirim Nehani

2. Në Komunën Ana e Malit, 500 000 lekë, Xhevat Mollca

3. Në Bashkinë Pukë, 500 000 lekë, Beqir Arifaj

Në Qarkun e Dibrës

1. Në Komunën Shupenzë, 500 000 lekë, Mois Llani

2. Në Komunën Maqellarë, 500 000 lekë, Bardhyl Agolli

3. Në Komunën Gjoricë, 500 000 lekë, Vebi Xheka

Në Qarkun Tiranë

1. Në Bashkinë Rrogozhinë, 500 000 lekë, Ndriçim Dushku

2. Në Bashkinë Kavajë, 500 000 lekë, Elvis Roshi

3. Në Bashkinë Kamëz, 1 000 000 lekë, Xhelal Mziu

4. Në Komunën Ndroq, 1 000 000 lekë, në emër të kryetarit

5. Në Komunën Krrabë, 1 000000 lekë, në emër të kryetarit

Në Qarkun e Korçës

1. Në Bashkinë Korçë, 1 000 000 lekë, Niko Peleshi

2. Në Bashkinë Leskovik, 1 000 000 lekë, Fatmir Guda

3. Në Komunën Vreshtaz, 1 000 000 lekë, Festim Adri

4. Në Komunën Liqenas, 1 000 000 lekë, Edmond Themelko

5. Në Komunën Mollaj, 1 000 000 lekë, Fredi Xhemo

6. Në Komunën Voskopojë, 1 000 000 lekë, Nexhip Bacelli

7. Në Komunën Qendër Bilisht, 1 000 000 lekë, Ramadan Hoxha

8. Në Komunën Miras, 1 000 000 lekë, Kryeart Sejdo

9. Në Komunën Progër, 1 000 000 lekë, Artur Agolli

10. Në Komunën Mollas, 1 000 000 lekë, Artur Nazarko

11. Në Komunën Hoçisht, 1 000 000 lekë, Ylli Cenkolli

12. Në Komunën Qendër Ersekë, 1 000 000 lekë, Enton Cacani

13. Në Komunën Libonik, 1 000 000 lekë, Petrit Kupe

Në Qarkun e Beratit

1. Në Bashkinë Çorovodë, Skrapar, 500 000 lekë, Nesim Spahiu

2. Në Bashkinë Poliçan, Skrapar, 500 000 lekë, Adriatik Zotka

3. Në Bashkinë Kuçovë, 500 000 lekë, Bardhyl Gjyzeli

4. Në Bashkinë Ura Vajgurore, 500 000 lekë, Syrja Ormenaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas