Kronika, Kryesore

Ndodh edhe kjo në Shqipëri, burri kërcënon gruan nga burgu

Një burrë, megjithëse i izoluar në burg, ka gjetur mundësinë t’i dërgojë një “mesazh kërcënues” gruas.

Burime të komisariatit të Policisë Berat bëjnë të ditur se B. K., 51 vjeç, banues në Poliçan, aktualisht në burg, me anë të telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.



Nga të njëjta burime, mësohet se u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për M. K., 51 vjeçe, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. K., vjeçe 51, banuese në Berat, pasi bashkëshorti, shtetasi B. K., vjeç 51, banues në Poliçan, aktualisht në burg, me anë të telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006,‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas