Humor

Ndodh dhe kjo, hajduti hyn në shtëpi për kodin e WiFi

Një çift u zgjua në mesin e natës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nga një hajdut i cili u kërkonte fjalëkalimin e Wi-Fi.

Çifti 60 vjeçar kishte rënë në gjumë mbrëmjen e së Dielës kur u zgjuan nga një 17 vjeçar me fytyrën e mbuluar duke i pyetur nëse mund të përdorte Wi-Fi e tyre. Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerre jashtë dhe thirrur policinë e cila e arrestoi, njofton PCW.



Djaloshit nuk ju gjet asnjë armë. Një ditë më parë ai kishte tentuar të hynte në një tjetër shtëpi por familjarët kishin biseduar me të.

Ai u kishte thënë se kishte nevojë për kodin e Wi-Fi sepse i kishte mbaruar oferta. /albeu/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas