Sport

Ndizet sfida Klitçko-Çisora

Boksi botëror përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të vitit, pasi Vitali Klitçko do të përballet me Derek Çisora për titullin kampion bote në peshat e rënda në federatën ËBC. Sfida mes gjigantëve, e cila do të zhvillohet më 18 shkurt në Londër ka nisur të ndjehet që tani, ndërsa është dashur shumë pak që dy boksierët të përleshen gjatë konferencës për shtyp për promovimin e kësaj përballjeje. Dy sportistët nuk kanë kursyer asnjë fjalë në drejtim të njëri-tjetrit. Gjithçka nisi me provokimin e anglezit Derek Çisora, që pasi e ka quajtur të mërzitshëm kundërshtarin e tij, ka premtuar se do të hedhë atë në tapet brenda 8 raundeve. “Ai është një doktor, ndërsa unë jam murtaja e zezë dhe jam këtu për ta shkatërruar atë”,- ka thënë Çisora, duke ndezur gjakrat në konferencën për shtyp. E menjëhershme ishte përgjigja e Klitschko që është shprehur se i jep rivalit të tij vetëm gjashtë raunde përpara se ta nxjerrë jashtë loje. “Ai ka të drejtë, pasi është e mërzitshme të më shikosh mua dhe vëllain tim të fitojmë gjithmonë. Askush nuk mund të fitojë me mua. Çisora mendon se ka një shans, por këtë do ta shohim”- ka bërë të ditur Vitali Klitçko. Tensioni mes dy boksierëve do të ishte i pranishëm gjatë gjithë ceremonisë për promovimin e ndeshjes të cilësuar si “sfida e gjigantëve”.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas