Sociale

Ndihma ekonomike, si bëhet përzgjedhja e më të varfëve në Bathore

Zona e Bathores, njihet për varfërinë e madhe dhe papunësinë e lartë, deri në 2014 në këtë zonë trajtoheshin 4000 familje me ndihmë ekonomike.

Nga data 1 deri në 10 të çdo muaji në zyrën e ndihmës ekonomike në Bathore vijnë banorë që aplikojnë për ndihmë ekonomike. Elisabeta përfitonte 40 mijë lekë të vjetra ndihmë, që ju ndërpre në muajin qershor. Zonja po i nënshtrohet pyetësorit të detajuar.



Elisabeta është një grua e ve që po rrit e vetme dy fëmijë të vegjël.

Zyra e ndihmës ekonomike të Bathores, varet nga bashkia e Kamzës. Bathorja ka rreth 45 mijë banorë.

“Aktualisht trajtohen 235 familje në ndihmë ekonomike. Deri vjet trajtoheshin rreth 1000 familje. Nuk e kuptojmë dot, janë hequr familje në varfëri ekstreme”,- u shpreh Rahman Sokoli, përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Bathore.

Një familje që përfiton ndihmë paraqitet një herë në 3 muaj tek zyra e ndihmës ekonomike. Ai që nuk kualifikohet, paraqitet një herë në 6 muaj. Të dhënat përpunohen në drejtorinë e shërbimeve sociale.

Ndihma llogaritet 18 mijë lekë të vjetra kryefamiljari, 12 mijë bashkëshortja dhe nga 9 mijë lekë për çdo fëmijë. Tavani është 80.

“Sipas nesh, me atë që shikojmë në terren në Bathore duhet të trajtoheshin 2000 familje me ndihmë ekonomike”,- thotë ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas