Kryesore

Ndiheni të plakur dhe të lodhur gjithë kohës? Ja arsyeja






               Publikuar në : 12:34 - 03/09/18 |
mapo.al

Fundjava shpesh për ne është e lodhshme, kjo për shkak të aktiviteteve të ndryshme që ne mund të bëjmë gjatë saj.


E keni pyetur ndonjëherë veten pse nuk ndiheni aq mirë sa doni pas një gote me shoqet në fundjavë apo një feste datëlindjeje? Sigurisht që faktoi moshë, stresi, impenjimet e përditshme, puna e zgjatur etj ndikojnë në këtë gjendje, megjithatë, ndonëse e pabesueshme, ajo që hani gjatë ditë ndikon në organizmin tuaj.

Edhe pse efektet nuk vihen re pas një vakti, ushqimi i pashëndetshëm ju bën të dukeni më të lodhur.

Zbuloni disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni shpesh.

Ëmbëlsirat:

Ushqimet me shumë sheqer bëjnë që qelizat e gjakut ta kenë të vështirë ta përpunojnë atë.

Alkooli:

Pijet alkoolike dëmtojnë mëlçinë, duke shkaktuar rënie të aktivitetit të saj metabolik.

Kripa:

Ushqimi i radhës në listë është kripaShumë ushqime të konservuara kanë kripë në përbërjen e tyre. Kjo bën që trupi të grumbullojë ujë dhe të dukeni si të fryrë.

Mishi i përpunuar:

Mishi i përpunuar me sasi të mëdha sulfati dhe konservantësh shkakton inflamacion të trupit./Living


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas