Dikur, Kryesore

Ndërron jetë hetuesi që masakroi mijëra shqiptarë dhe …dënoi At Zef Pllumin

Ish-hetuesi Shyqyri Çoku, të mërkurën, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

Ai rezulton të ketë qënë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit, ndërsa u bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.



Vendimi “i mbrapshtë” i dhënë në 2014 nga Ministria e Mbrojtjes prodhoi një debat politik, në të cilin u përfshinë drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pari, Rama, kërkoi falje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e veteranit të Kategorisë së Parë.

Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.

“Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjëherë dhe as këtë herë, as përgjegjësinë për përmbajtjen e asaj liste dhe as detyrimin ligjor për të gërmuar në të kaluarën e personave të përfshirë në kategorinë I të veteranëve të LANÇ-it”, tha Rama.

Në atë kohë, Berisha iu përgjigj pa vonesë. Ai i tha Ramës se nuk e dekoroi Çokun ngaqë u ndikua nga Berisha dhe se ndjesën e kërkoi nga frika për urrejtjen që ka mbjellur në vend.

“Xhelatet nuk i dekorove se te tha Sali Berisha por i dekorove si deshmi e urrejtjes tende ndaj viktimave te babait tend xhelat dhe dajos superxhelat! Ti nuk kerkove kurre ndjese bashkeshortes dhe familjes se poetit Havzi Nela dhe viktimave te tjera qe u ekzekutuan me firmen e babait tend, sepse ty urrejtja aterore ndaj tyre nuk te lejon. Sot ti i kerkove ndjese Prof. Sajmir Repishtit per dekorimin e xhelatit te tij por kete e bere nga urrejtja e madhe qe ke mbjellur ne mbare vendin, qe pe me syte e tu dhe ndjeve ne tere qenien tende ne uraganin e protestes se 8 dhjetorit”, u shpreh Berisha në 2015.

Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste?

Sipas gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Wikipedia).

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoruar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes.

Reagim të ashpër pati edhe në media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gishtit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut. /Panorama.

PasPara

2 komente

  1. JETOI 90 VJET PASI MASAKROI E VRAU MBI 92 BURRA PA I HYRË GJËMB NË KEMBË?!

    E PO E KA HALLALL KY COKU JETËN QË KALOI KUR NGA 92 VIKTIMAT NUK DOLI ASNJË MADJE AS PJELLAT E VIKTIMAVE T’I FUSTE TË PAKTËN KSAJ MONSTRE NJË DRU E TA LINTE SAKAT TËR JETËN.

    KTO JANË ALBANISTANSIT “TRIMA” QË NJË KUFOME TË GJALLË SIC ISHTE KY COKU NUK PATËN KURAJON T’I AFROHESHIN JO MË TË PËRMBYSIN QEVERI KRIMINELASH APO TË BËJNË REVOLUCJONE.

    FARË TURKOSHAKE.

    TUNG!

Leave a Reply to Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas