Kryesore, Rusi 2018, Sport

Ndërpritet transmetimi i ndeshjes së Brazilit, TVSH acaron shikuesit

Shumë shikues janë mbledhur pranë ekranit për të ndjekur ndeshjen mes Brazilit dhe Kosta Rikës, shumë e rëndësishme për Seleçaon.

Por ata nuk kanë mundur të shohin asgjë përveç sekueancave.



Transmetimi është ndërprerë disa herë nga TVSH. Kjo për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka pushtuar kryeqytetin.

Megjithatë shumë shikues janë revoltuar dhe e kanë shprehur frustrimin online.

“Partizanet e shtetit dhe publikes mund ta degjojne rezultatin e ndeshjes ne darke ne radio. 10 milione eurot qe paguajme taksa per TVSH-ne jane sadaka,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Botërori është ndër të paktat raste kur shikuesit thonë se do ndjekin transmetuesin publik.

Ky i fundit ka kërkuar madje rritje të taksës së transmetimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas