Kryesore, Mapo Letrare

Nderimi: Helena Kadare vlerësohet në Kosovë me Medaljen e Meritave dhe Hartën e Kosovës

Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare u vlerësua në Kosovë nga krerët më të lartë të shtetit për kontributin e saj në letrat shqipe.

Presidenti Hashim Thaçi e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale të Meritave.



“Helena Kadare, për kontributin e dhënë në pasurimin e letërsisë shqipe u dekurua e nga presidenti Hashim Thaci me Medaljen Presidenciale të Meritave,” bëri të ditur zyra e shtypit.

“Në kujtimet dhe publicistikën e saj, vend të veçantë gjithmonë ka zënë dashuria ndaj Kosovës. Fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë,” tha Thaci

Kurse kryeministri Ramush Haradinaj i dhuroi Helena Kadaresë Hartën e Kosoves me motivacionin: “Duke çmuar lart kontributin e shkëlqyer tuaj dhe të bashkëshortit tuaj, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, për të shprehur mirënjohjen time dhe të Qeverisë së Kosovës”.

Helena Kadare u shoqërua në këto takime të nivelit të lartë nga studiuesja e letërsisë, drejtoresha e UET-Press, Alda Bardhyli.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas