Op Ed

Nderi i humbur më shumë se një herë i Fatos Lubonjës

Nga Klementin Mile*

Intelektuali publik Fatos Lubonja ka humbur shumë, por jo gjithçka. Ai të kujton një poezi të famshme të Gëtes, ku poeti dallon nderin nga guximi: “Nderin ke humbur? / Shumë ke humbur. / Duhet famë të fitosh,/ mendimin e të tjerëve ta ndërrosh./ Guximin ke humbur?/ Gjithçka ke humbur./ Të jesh i bindur,/ do ishte më mirë të mos kishe lindur”.



E pra, Lubonja nuk e ka humbur guximin për të fituar famë, e për t’ua ndërruar të tjerëve mendimin për të. Veçse ky nuk është rasti për ta duartrokitur. Ky intelektual publik e ka humbur disa herë nderin e tij dhe guximi për t’u shfaqur në media e për t’i folur popullit, në fakt, nuk i bën nder.

Së fundmi Lubonja, në një shkrim të gjatë te Panorama, u shpreh me fjalor dhe tone të ashpra ndaj TV Klanit, Frangajt dhe Fevziut, duke u përpjekur të shpjegojë pse ky televizion është katandisur me cilësi mediokre. Por çështja nuk është në ka apo jo të drejtë Lubonja për sa thotë. Nuk dua në asnjë mënyrë të mbroj Fevziun, TV Klanin apo Frangajn. Nuk jam fans i tyre; madje kam publikuar një analizë kritike ndaj intervistës së Fevziut dhe dëmit që ajo i solli moralit mediatik. Sidoqoftë, fakti që Lubonja mund të jetë duke thënë të vërtetën, nuk ia lë të pacenuar nderin. Atë ai e ka humbur në të paktën pesë raste.

Rasti 1: Fjalimi në Kongresin e Rinisë, në prani të Enver Hoxhës. Rinia e intelektualit publik të sotëm është shënjuar nga ky fjalim, të cilin, sigurisht, pakkush e kujton. Lubonja antikomunist? Patetizmi i fjalimit të mbushur me besnikëri ndaj Partisë së Punës dhe Enverit, në atë moshë kur zemra flet para mendjes, dëshmon të kundërtën.

Rasti 2: Dëshmia kundër babait. I thirrur në hetuesi, Lubonja dha një dëshmi që e rëndoi më tej gjendjen e babait të vet, dhe përfundimisht kontribuoi për ta mbështetur akuzën e sistemit që e çoi në burg. Një njollë e tillë në ndërgjegje nuk lahet kollaj.

Rasti 3: Forumi për demokraci. Lubonja qe njëri nga tre bashkëkryetarët e atij institucioni opozitar ndaj Berishës në vitin 1997, por pastaj ai e denoncoi marrëveshjen e 9 marsit të po atij viti, e cila e nxori vendin nga gjendja e jashtëzakonshme dhe eventualisht bëri president të vendit opozitarin Rexhep Mejdani. Lubonja antipolitik? Përkundrazi, thellësisht dhe konkretisht në politikë.

Rasti 4: Lidhja me Klanin. Lubonja ka qenë pjesë thelbësore e emisioneve të TV Klanit për një kohë të gjatë, ku, mbi të gjitha, kujtohet për pjesëmarrjen e tij tek “Opinioni” i Fevziut. Aty ai është paguar dhe jo keq. Tani Klani, Fevziu dhe Frangaj rezultojnë negativë në llogarinë e Lubonjës, ndërkohë që vetëm pak vite më parë ishin krejt në rregull për të. Lubonja antikapitalist?

Rasti 5: “Beketi i plehrave” dhe i Agonit. Biznesmeni italian Françesko Beketi qe i pari që, në bashkëpunim me qeverinë Nano në 2003, projektoi një impiant përpunimi të plehrave në Shqipëri, me kushtin që 39% e kapacitetit të tij të përpunonte plehrat e importuara nga Italia. Në vitin 2013 Lubonja e la Klanin dhe shkoi të punonte tek Agon Channel, televizion i ngritur nga Beketi, për një rrogë të stërmadhe. Qëndroi aty deri në mbylljen e Agonit dhe ikjen e Beketit nga Shqipëria. Lubonja ambientalist?

Ndryshe nga ç’shfaqet dhe deklaron, Lubonja nuk është as puritan, as antikomunist, as antipolitik, as antikapitalist, as ambientalist. Sikurse intelektualë të tjerë publikë të këtij vendi, edhe ai i përdor parimet për të mbrojtur interesa. Sigurisht, jo ata publikë.

*Lektor i filozofisë

PasPara

5 komente

  1. Me vjen keq qe ty, si intelektual i ri, te qenka dukur me e rendesishme te sulmosh kredencialet e Lubonjes per te kritikuar oligarkine dhe teatrin e saj, se sa te besh detyren tende minimale per te thene te verteten kunder te pushtetshmit. Sic duket, dhe per arsye te kuptueshme, ti e ke humbur guximin per ta thene te verteten, pra ke humbur gjithcka.

  2. Eshte per te ardhur keq se ku po perfundojme? Nuk kam asgje me ty. Nuk marr persiper t’i bej avokatin Lubonjes.
    Me intereson thjesht cfare thote, te verteten, pa interesa personale nderthurur me ato partiake. Lubonja eshte nder te paktet, qe me se paku prodhon mendim, prodhon argument, si dhe thote te vertetten.
    Ka denoncuar vazhdimisht cdo parti politike, nuk eshte bere pale me asnje.
    Te shkosh e te merresh me nje fjalim ne kohen e diktatures, kur ka njerez qe jepnin jeten per udheheqjen, e pas 90 dolen demokratet me te medhenj, apo farsa qe denoncoi te atin ne hetuesi???
    Ka qene i punesuar ne Opinion. Po! ka marre rroge ke Beketi. Po! Ama si ne njerin emision, si tek tejtri ka folur te verteten, ashtu sic e mendon ai, sepse askush s’mund te pretendoje monopolin, por te pakten ka folur hapur kunder te gjitheve, deri ne nihilizem per gjithekend madje.
    Ka qene mik i ngushte me Ramen, por e ka kundershtuar per cdo afere te korrupruar qe ka bere. T’i themi bukeshkale dhe per kete, se tradhetoi nje shoqeri?

    Me kete rast po te them edhe ty, person patetik. E di pse? Se merr, apo ke marre rroge nga Çili, qe s’ka lene krah pa nderruar. E ka dredhur sa me njerin, sa me tjetrin. Dikur me Berishen, pastaj me Ramen, ngadale po e kthen rroten me Bashen (ia ka dhene direktivat atij te paaftit Iljazaj per kete).

  3. Eshte per te ardhur keq se ku po perfundojme? Nuk kam asgje me ty. Nuk marr persiper t’i bej avokatin Lubonjes.
    Me intereson thjesht cfare thote, te verteten, pa interesa personale nderthurur me ato partiake. Lubonja eshte nder te paktet, qe me se paku prodhon mendim, prodhon argument, si dhe thote te vertetten.
    Ka denoncuar vazhdimisht cdo parti politike, nuk eshte bere pale me asnje.
    Te shkosh e te merresh me nje fjalim ne kohen e diktatures, kur ka njerez qe jepnin jeten per udheheqjen, e pas 90 dolen demokratet me te medhenj, apo farsa qe denoncoi te atin ne hetuesi???
    Ka qene i punesuar ne Opinion. Po! ka marre rroge ke Beketi. Po! Ama si ne njerin emision, si tek tejtri ka folur te verteten, ashtu sic e mendon ai, sepse askush s’mund te pretendoje monopolin, por te pakten ka folur hapur kunder te gjitheve, deri ne nihilizem per gjithekend madje.
    Ka qene mik i ngushte me Ramen, por e ka kundershtuar per cdo afere te korrupruar qe ka bere. T’i themi bukeshkale dhe per kete, se tradhetoi nje shoqeri?

    Me kete rast po te them edhe ty, person patetik. E di pse? Se merr, apo ke marre rroge nga Çili, qe s’ka lene krah pa nderruar. E ka dredhur sa me njerin, sa me tjetrin. Dikur me

  4. Ti zoteri mund te jesh leshtor se lektor kursesi, te maresh persiper te nxish figuren e lubonjes, duhen fakte ore matuf. Lubonja I ka te ralle shoket, flet sakte, analizon drejt, reagon ne momentin e duhur, nuk shitet si puna jote, eshte largpames, te gjitha a to qe ka theme Jane vertetuar, etj, besoj mjaftojne qe te quhet analisti me I mire megjith zhejin ,nuk te Ben me emer nje shkrim ne gazete sado I mireshkruar qofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas