Aktualitet, Kryesore

Ndërhyrjet në rrugë, ARRSH: Devijim trafiku për aksin Melgushë-Mjedë

Duke nisur nga dita e nesërme, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë punimet për rehabilitimin e segmentin rrugor Melgushë – Mjedë.

Në deklaratën për mediat, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.



Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bën të ditur se është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas