Aktualitet

Ndërhyrja ushtarake në Zimbabve, OKB-Britani-SHBA bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

Shtypja qeveritare në Zimbabve pas zgjedhjeve të së hënës ka nxitur ndërkombëtarët që të bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Kombet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ish-fuqi kolonizatore, shprehën shqetësim për dhunën, gjatë së cilës mbetën të vdekur 3 persona nga të shtënat e ushtarëve.



Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare i dhanë fitoren partisë qeverisëse “Zanu-PF”, në të parat votime të zhvilluara që prej largimit të ish-sundimtarit Robert Mugabe. Por, opozita pretendon se “Zanu-PF” ka manipuluar zgjedhjet.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk është deklaruar ende. Aleanca opozitare “MDC” këmbëngul se kandidati i saj, Nelson Chamisa e ka mposhtur presidentin në detyrë, Emmerson Mnangagwa.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje politikanëve në Zimbabve të vetëpërmbahen, ndërsa Sekretarja e Jashtme britanike, Harriett Baldwin tha se ishte “tejet e shqetësuar” nga dhuna.

Ambasada amerikane në Harare i bëri thirrje ushtrisë për vetëkontroll gjithashtu, përmes “Twitter”-it, duke shtuar se vendi ka një mundësi historike për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë.

Grupi i të drejtave të njeriut, “Amnesty International” bëri thirrje ndaj qeverisë të nisë hetimet mbi veprimet e ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i “AI”, Colm O Cuanachain tha në një deklaratë për shtyp se, “militarizimi” i periudhës pas zgjedhjeve është thjesht një “frenim i lirisë së shprehjes, shoqërimeve dhe tubimeve”.

Sipas tij, “popullit duhet t’i garantohet e drejta për të protestuar”.

<
>
620x349 zimbabwe-tanks-in-harare-reuters ZimbabweMilitares15NOV2017FotoBulawayo24Reprod. topshot-zimbabwe-politics-protest_f1a87a70-ce7c-11e7-ab73-d03b3a59d103 soldiers_zimbabwe_army_military_combat_field_uniforms_001 sol skynews-robert-mugabe-zimbabwe-harare_4156256 ZIMBABWE-POLITICS-UNREST ZIMBABWE-POLITICS-UNREST images2050669_1 harare.file_ f_lon_itnzimbabwe2_171115 dti5-1510501155086-91-165-356-594-crop-1510501840405 Members of the military gesture to the photographer as they patrol the streets of the capital Harare d78f2a7d-a8c3-4923-8263-c7c7fcbd1d36 AP17319290177919 Zimbabwe Political Turmoil 102794796_048448190 4277673 2017-11-27T083029Z_505314945_RC12F455D3A0_RTRMADP_3_ZIMBABWE-POLITICS 2017-11-14t170059z-104630493-rc154e8d3c90-rtrmadp-3-zimbabwe-politics
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas