Aktualitet

Ndërhyrja e zjarrfikëseve shpëton banesën në Tiranë. Veliaj: Janë heronj të vërtetë






               Publikuar në : 20:24 - 07/07/18 |
mapo.al

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! Shpeton shtepia tek rr. “Jordan Misja” fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglise t’ju vene flaken shpise”, shkruan Veliaj.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas