Kryesore, Sport

Ndërhyrja e Benatia, a ishte penallti? Ja si përgjigjen disa prej yjeve të futbollit…

Të ftuar në emisionin “BT Sport” të gazetarit Gary Linker, ish-yjet e Anglisë, Seven Gerrard, Michael Owen dhe Rio Ferdinand, kanë deklaruar se ndërhyrja e mbrëmshme e Medi Benatias ndaj Lucas Vasquez ishte penallti e qartë.

Ata kanë lavdëruar Christiano Ronaldon që mori atë përsipër në një moment tensionues duke e realizuar kualifikimin me sukses.



Steven Gerrard tha: “Ishte penallti, mjafton të shikoni shtyrjen dhe kërcimin lart të Vasquez”.

Owen: “Ronaldo gjithmonë kërkon më shumë, ishte lideri në fushë. Shumë kanë menduar se ai duhet të shënojë atë penallti, por me atë presion, është thjesht për t’u lavdëruar. E dërgoi topin në qoshe, është fantastike”.

Ndërsa ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand tha se: “Ishte penallti dhe kjo e bën këtë garë interesante, Roma eliminoi Barcelonën, Juve arriti gjithashtu të shënojë tre gola – ishte ndeshje fantastike!”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas