Kryesore, Rajoni

Ndarja e Kosovës/ Agron Tufa replikon me Baton Haxhiun për Veriun: Tradhtarët dhe mercenarët s’kanë atdhe

Shkrimtari nga Shqipëria dhe ish i burgosur nga regjimi komunist, Agron Tufa, e ka quajtur tradhtar dhe mercenear gazetarin, Baton Haxhiu, pasi ky ka dalë publikisht pro ndryshimit të kufijve.

Tufa thotë se, Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.



“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovēs i duhet dhēnē Serbisē”, edhe unë po pērsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”,- tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”.

Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit./Gazeta Express/

PasPara

1 koment

  1. O Zot i Madh
    A ka shqiptare
    si ishte dikur shtetasi i frances dhe shkrimrari i Madh i Frances dhe botes , V.Hygo,
    i cili ne ato kohe pa kohe , me 1848 pra , shekuj me pare , atehere kure Serbija me solldatesken e saje dhe mercenaret shqiptar filluan te zaptontonin toka shqiptare dhe nuk po ndalen as deri me sot pra , pikrishte ne ate vite V . Hygo iu drejtue forcave destruktive franceze duke iu dale perpara duke iu drejtuar me keto fjale
    “…jeni te varfer ne mendjeprisbur , jeni te poshter dhe jeni vrases!
    Pushkanomni edhe mua qe te mos kem me turp,te shoh kete popull te padenje qe e le veten ta turperojne zullumqar e batakqij te paskrupullt , o ti popull qe nuk je i zoti te qohesh kunder ketij llumi , te protestoje kunder jushe e tu heqe qafe …
    O te poshter , o mercenar …”
    Eshte koha te dele para popullit shqiptar nje prijes , nji Hygo shqiptar si Franca qe lindin nji Viktor Hygo ne kohrat e saje me te veshtira , kure mercenareve dhe batakqijve te Frances iu duke se kishte ardhur koha e tyre ..sikur qe po u duket ketyre zullumqareve e batakqijve te Kosoves e Shqiperise .
    Po z. Tufa po , do te vije shume shpejte koha qe edhe Kosova e Shqipëria , edhe e tere Shqiperine etnike ne Gadishullin Ilirik ta kete nji nji Viktor Hygo shqiptar i cili do ti prije popullit dhe mercenareve si Baton Haxhiu e padroneve te tij shqiptar do tu duket hapsira gjitheshqiptare shume e ngushte per te jetuar ne te …

    Përgjigju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas