Kryesore

Ndalonin pasagjerët vend e pa vend në rrugën “Tiranë-Durrës”, policia masa ndaj 36 mjeteve…

Policia Rrugore e Tiranës organizoi sot disa pika kontrolli në lëvizje ne rrugen “Tirane-Durres” me qëllim monitorimin e mjeteve te transportit publik qe ndalojne jashte stacioneve te miratuara per marrjen dhe zbritjen e pasagjereve. Si pasoje e ketyre kontrolleve, policia ka marre mase administrative ndaj 36 mjeteve.

Njoftimi i policisë:



Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjëtë orëve të monitorimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas