Kryesore, Rajoni

Ndalimi i Vuçiçit në Kosovë, reagon Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi gati ushtrinë…

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ushtria serbe është e gatshme për çdo urdhër të Presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq pasi që ai është komandanti suprem i tyre.

“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura Serbe dhe çdo gjë që ai urdhëron do të implementohet, ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë, çdo gjë që ai thotë do të zbatohet”, ka deklaruar Vulin.



Ai ka refuzuar të përgjigjet se si do të reagojnë nëse Vuçiq do të sulmohet.

“Mos më pyesni mua, mos më kërkoni mua të pyes. Ju e dini çfarë do të thoja për këtë. Nuk do ta themë atë, por ju e dini se si ne do të reagonim”, ka shtuar Vulin për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Gjatë vizitës dy ditore që Vuçiq po zhvillon në Kosovë, ai kishte plan të vizitonte Skenderajn por kjo gjë nuk iu mundësua nga banorët./Klan Kosova

PasPara

1 koment

  1. Provoje ,se e dijme shume mire qka beri ushtria dhe paramilitaret ndaj pleqve,femijeve dhe femrave. MIREPO SOT NUK ESHTE AJO Kosova e djegur mbi 80%. Provoje, kos kercno ,mirepo provoje e mos shit mjegullë.Askush nuk ka frikë nga ushtria serve,gjithe fqinjet po e presin nje potez te tille per revanshë.e keni lene pershtypje te mire para 19 viteve e me shume si ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas