Kryesore

Ndalimi i Ardian Veliut në Kosovë dhe pse nuk flitet më për Babalen në PD….

Mapo.al

Sot është dita e tretë kur autoritetet policore në Kosovë njoftuan ndalimin e dy shtetasve nga Shqipëria, Albert Veliut, apo “bashkëpunëtori X”, njeriu i cili pretendon se ka zhvilluar një bisedë telefonike me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie të konsiderueshme hashashi, dhe djalit të tij.



Policia e Kosovës nuk dha shpjegime për arsyet e ndalimit, por komunikoi se: “Policia bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore”.

Ndryshe nga ç’ndodh rëndom, Partia Demokratike heshti për këtë rast. Heshtjen e theu vetëm Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila njoftoi se ndaj Veliut nuk ka pasur ndonjë urdhër ndalimi.

Kaq deri më tani për bashkëpunëtorin X. Për Veliun apo Babalen (siç e njohin qytetarët e Vlorës) nuk dihet më se çfarë ka ndodhur.

Partia Demokratike nuk e ka përmendur më emrin e tij që prej javës së kaluar.

Babalja u bë objekt i konferencës për shtyp të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha mbrëmjën e të mërkurës së kaluar kur tha se njerëz nga qeveria i kishin ofruar një të afërmi të Babales (Albert Veliut) 200 mijë euro për të përgënjeshtruar deklaratat publike.

Deklarata e Bashës u përforëcua edhe një ditë më pas, ndërsa gjithçka u zbeh ditën e protestës. Demokratët vijojnë çdo ditë nëpër komisione të kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafës, nisur pikërisht nga audio-përgjimi me emër Albert Veliu.

Të rinjtë e FRPD-së gjithashtu do të mblidhen cdo ditë para Ministrisë së Brendshme për të bërë të njëjtën gjë.

E vetmja rrethanë që ka ndryshuar është mos lakimi i emrit të Babales.

Për të nuk flitet më, edhe pse vetëm një javë më parë, Ardian Veliu u përdor si karta kryesore e opozitës për të thirrur njërëzit në shesh e për të kërkuar (përmes tensionesh) dorëheqjen e Xhafajt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas