Aktualitet

Ndahet nga jeta vajza e Eqrem Bej Vlorës






               Publikuar në : 11:50 - 25/03/18 |
mapo.al

Është ndarë nga jeta këtë mëngjes të diele Ajnisha, vajza e diplomatit, politikanit, shkrimtarit të shquar, Eqrem Bej Vlorës. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Vlorë, aty ku lindi 75 vjet më parë.


Ajnisha ka kaluar shumë tragjedi në jetën e saj. Brenga e saj më e madhe është fakti që nuk arriti ta njihte asnjëherë të atin, pasi ai u nda nga jeta që kur ajo ishte vetëm 9 muajsh në vitin 1944.

Deri në vitin 1990 ka jetuar e internuar në Kavajë dhe sistemi i egër diktatorial nuk e lejoi atë të arsimohej. Në 1970 u u përball me një tjetër tragjedi familjare, pasi e motra, Lejla vrau veten, ndërsa në 1987 humbi edhe nënë.

Ndërkohë, 3 vjet më parë, në 2015 përmbushi një nga ëndrrat e saj më të mëdha, si dhe amanetin e të atit, mori nga Austria në Shqipëri eshtrat e të atit. Ajnisha la pas dy fëmijë, Lejla dhe Ervinin.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas