Aktualitet

Ndahet nga jeta prokurori i “Remzi Hoxhës”

Tiranë Ndahet nga jeta prokurori Xhevat Hana, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili aktualisht drejtonte në gjykatë çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës, ka vdekur dje në një spital të Italisë, ku kurohej prej disa kohësh. Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet nga kolegë të tij prokurorë, të cilët ishin informuar nga familjarët për fatkeqësinë. Prokuror karriere prej shumë vitesh, Xhevat Hana mbronte së fundmi në gjyq çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, ngjarje për të cilën janë nën akuzë ish-zyrtarët e SHIK-ut. Ai ishte diagnostikuar disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, për të cilën kurohej në Itali, ku edhe ndërroi jetë. Ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas