Politika

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së, humbi betejën me sëmundjen e rëndë






               Publikuar në : 12:10 - 22/08/18 |
mapo.al

Është ndarë sot nga jeta në moshën 75 vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.


Lajmin e hidhur për këtë humbje të njeriut të tyre të dashur e kanë bërë të ditur vetë familjarët.

Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila sot i mori jetën.

Kujtojmë që Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”

Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997!

Themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.

Varrimi i të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas